Napoli po dominon Serie A dhe fitimi i titullit kampion është vetëm çështje kohe duke llogaritur 18 pikët diferencë me ndjekësit.
Fokusi është në Champions League, kompeticion ku skuadra e Spallettit është shumë afër kalimit në raundin çerekfinal.
Napoli fitoi 0-2 përballë Eintracht Frankfurt në Gjermani. Sfida e kthimit do të zhvillohet në “Diego Maradona” të mërkurën e 15 marsit.
Trajneri i kombëtares së Nigerisë, Jose Peseiro mbush plot elozhe skuadrën italiane, duke theksuar se nuk sheh rivalë më të fortë në Europë.
“Unë mendoj se Napoli, përveç fitimit të kampionatit italian, mund të synojë edhe triumfin në Champions League./ss


