Ismet Munishi është shkarkuar sot nga skuadra e FC Prishtinës pas rezultateve të dobëta në javët e fundit tek klubi i madh kosovar.
Munishi me klubin më të suksesshëm kosovar arriti 8 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje, me ç’rast edhe u shkarkua, shkruan GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë shkarkim ka “reaguar” edhe Franc Veliu, i cili ka publikuar një “story” thumbues.
Veliu shihet në fotografi duke lexuar librin “Fundi i mitit”, teksa në mbishkrim shkruan “Rilexim”.

Kujtojmë se të njëjtën fotografi ai e kishte publikuar edhe më herët kur Munishi ishte shkarkuar nga klubi i Gjilanit.
/GazetaBlic Sport


