Sporti

Ten Hag ankohet për VAR: Ishte penallti e pastër, nuk e di pse nuk u ndalua loja

03/12/2023 18:36
nga:E K

Manchester United nuk arriti të kthehej te fitoret pas humbjes nga Liverpooli javën e kaluar.

“Djajtë e Kuq” barazuan në shtëpi me rezultat 0-0 ndaj Southampton, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i United, Ten Hag u ankua për mënyrën e ndarjes së drejtësisë pasi sipas tij, Manchester Unitedit iu mohua një penallti e pastër.

“Nuk ka dyshim, ishte prekje me dorë. Nuk e di pse VAR nuk ndërhyri”, tha ai.