Lajme

Presidenti i Ekuadorit rezulton pozitiv me COVID-19

03/12/2023 12:28
nga:Y I

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Si pasojë, ai do të punojë në distancë për disa ditë, siç njoftuan shërbimet e tij të shtunën.

Lasso, 67 vjeç, po shfaq simptoma, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç sqarojnë shërbimet e presidencës, ai do të qëndrojë në izolim për katër ditë, duke respektuar protokollin shëndetësor në fuqi në Ekuador./abcnews.al