Sporti

Tri super ndeshje sot në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

03/12/2023 08:18
nga:L J

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe ditën e sotme me tri përballje shumë interesante.

Natyrisht se kryendeshja e ditës është derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës që luhet nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjilani dëshiron tre pikët që të vazhdojë serinë pozitive, kurse Drita poashtu kërkon fitoren që të mos i ndahet Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka, Ballkani do të luajë ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”.

Në Lipjan, Prishtina do të ballafaqohet me Malishevën.

Të gjitha duelet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport