Sporti

Menagjerit të skuadrës serbe, INation ‘i dhemb’ humbja nga Bad News Eagles: Fansat e “BNE” janë fansat më të këqinj që kam parë

03/11/2023 22:33
nga:E K

Bad News Eagles ka fituar në CSGO ndaj skuadrës serbe “INation”.

Gamerat shqiptarë mposhtën në Inferno serbët me rezultat 19-17, shkruan GazetaBlic Sport.

Menagjeri i skuadrës serbe INation, Aybee duket se është lënduar nga humbja pasi në Twitter u shpreh se ka marr ofendime nga fansat e “BNE”

“Fansat e Bad News Eagles janë fansat më të keq që kam parë ndonjëherë. Kam pranuar shumë komente ofenduese nga ta”, shkroi ai.