Lideri i Ligës, Napoli, do të kërkojë të rikthehet në rrugën e fitoreve në një ndeshje shumë të vështirë sonte ndaj Atalantas.
Napoli është dukur pothuajse i pandalshëm këtë sezon dhe po i afrohet triumfit të titullit të tyre të parë në më shumë se tre dekada, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra e Luciano Spallettit pësoi një humbje 1-0 ndaj Lazios javën e kaluar dhe ata do të tentojnë që të largojnë këtë pengesë të vogël me një paraqitje të mirë sot.
Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë në këtë takim, me kapitenin e Kosovës që duket i pazëvendësueshëm momentalisht në mbrojtjen e Napolit.
Formacionet e mundshme
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Ndombelé, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Atalanta (3-4-1-2): Musso; Toloi, Palomino, Jimcity; Zappacosta, De Roon, Scalvini, Maehle; Ederson; Hoylund, Lookman.
/GazetaBlic Sport/


