Juventus po kërkon portier të ri.
32 vjeçarit polak i skadon kontrata në fund të vitit të ardhshëm, kurse “Zonja e Vjetër” po kërkon pasardhësin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Në listën e dëshirave të klubit nga Torino, sipas “La Repubblica” janë: Meret, Marco Carnesecchi, Guglielmo Viciaro dhe Donnarumma.
Wojciech Szczesny e mbron portën e skuadrës që nga viti 2017. Këtë sezon ai ka pësuar 26 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport/


