Sporti

Neymar i nënshtrohet operimit, përfundon sezoni për yllin brazilian

03/10/2023 18:47
nga:E K

Sezoni për yllin brazilian, Neymar Jr ka përfunduar.

Neymar i është nënshtruar një operacioni për të zgjidhur çështjen e nyjës së këmbës që e lëndoi me 19 shkurt ndaj Lille, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas këtij intevenimi është bërë e ditur që braziliani nuk do jetë në gjendje të luaj në këtë edicion.

Ky mund të jetë edhe fundi i eksperiencës së Neymarit në Paris pasi flitet se gjatë verës ai mund të largohet nga “Parku i Princave”.

/GazetaBlic Sport/