Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, të premten, ai do të takohet edhe me kryetarët e LDK-së dhe AAK-së, për të diskutuar rreth implementimit të planit evropian.
“Arsyeja kryesore e këtij takimi është që të shoh dhe të marrë informacione se si Kosova e sheh implementimin”, ka thënë ai, të enjten, pas vizitës me kryeministrin Kurti.Kujtojmë se Lajçak është takuar, gjatë të enjtes, edhe me presidenten Osmani, takim të cilin e ka cilësuar konstruktiv për procesin e dialogut.


