Lajme

Takimi i datës 18 mars, Kurti: Kosova do të jetë palë konstruktive!

03/09/2023 19:35
nga:Y I

Nga zyra për media e kryeministrit kanë dhënë detaje në lidhje me takimin mes kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Blic.

Bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar  për përgatitjen e takimit të nivelit të lartë të caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të jetë një palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale e të vlerave të Bashkimit Evropian’ thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.

Në këtë frymë, ai gjithashtu shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për Normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës.

“Më 18 mars në Ohër mund të mos ketë asnjë nënshkrim, as nga Kurti as nga Vuçiq, nënshkrimi ndodh në Paris”

Lajçak deklarohet për media pas takimit me Kurtin