Sporti

Frenkie de Jong ia ‘mbyll’ dyert Manchester United: “Jam i lumtur te Barcelona, dua të vazhdojë për shumë vite këtu”

03/09/2023 18:21
nga:E K

Emri i Frenkie de Jong ishte i lidhur jashtëzakonisht shumë me Manchester United.

Prej muajsh “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për mesfushorin holandez, derisa disa nga mediat e kishin konsideruar pothuajse të kryer një lëvizje të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë De Jong në një intervistë për “RAC1” tha se është i lumtur te Barca dhe do ta vazhdojë karrierën te skuadra spanjolle.

/GazetaBlic Sport/