Riga Kallaba, ky është emri që premton të ardhme të ndritur tek Kombëtarja e Femrave të Kosovës.
E lindur në vitin 2007 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kallaba momentalisht 15 vjeçare, është futbolliste e skuadrës së Chicago FC United.
Së fundmi në rrjetin social Twitter ajo njoftoi personalisht se është ftuar të luaj në kombëtaren e Kosovës U-16 në futbollin e vajzave, madje debutoi me dy gola ndaj Andorës, kurse shënoi një tjetër me penallti dje ndaj Shqipërisë.
??3-1?? Another win today for Kosova after a penalty shootout against Albania. I scored a penalty and assisted a goal! Good job to all the girls who played in todays match. It is a win for us all ??
Next, Moldova ??. Let’s keep our winning streak Kosovë ?? pic.twitter.com/LYjjo2wx6t
— Riga Kallaba (@RigaKallaba) March 9, 2023
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Kallaba tha ishte dashuruar me futbollin që kur kishte qenë e vogël, duke qenë babai i saj ai që e kishte marrë gjithmonë pas vetes tek ish klubi që drejtonte.
“Unë jam dashuruar me futbollin që kur kam qenë shumë e vogël, babai im ka menaxhuar një skuadër që e ka krijuar me disa miq të tij, e quajtur FC Kosova në Çikago, gjithmonë më ka marrë me vete mua dhe motrat e mia të mrekullueshme. Fillova me një klub lokal ku u detyrova të merrja pjesë në ekipin e meshkujve, sepse konkurenca për vajzat e moshës sime ishte e dobët, jam edhe përfaqësuese e Federatës së Illinois, më ftuan që t’i përfaqësoja për 5 vjet rresht, ndërsa 2 vitet e fundit jam edhe përfaqësuese në ekipin e rajonit të ‘Mesperëndimit’, ku jam zgjedhur nga lojtarët më të mira e përbërë nga 12 shtete. Tani jam në klubin e Chicago FC United, atje ku marrim pjesë në një ligë superiore të ‘Girls Academy‘”, tha fillimisht Kallaba.
Më pas, ajo tregoi edhe emocionet dhe ndjenjat që kishte kur debutoi dhe shënoi dy golat e parë me fanellën e Kosovës, duke qenë jashtëzakonisht e lumtur për këtë gjë.
“Pasi shënova dy gola në debutimin tim, kisha një ndjenjë kënaqësie të papërshkrueshme, sidomos gjatë përqafimit që më kanë bërë bashkëlojtaret, të cilat i konsideroj si motrat e mia, gëzimi im nuk kishte kufi, falënderoj edhe stafin e përfaqësueses sonë që më dhanë besimin të luaja në gjithë ndeshjen”, vazhdoi ajo.
Duke qenë një vajzë e pasionuar për futbollin, Kallaba sigurisht se do të duhej të kishte modelet e saj inspiruese në futboll, dhe ajo ka zgjedhur që pikërisht të ketë shembull disa nga futbollistët më të mirë shqiptarë.
“Kam disa lojtarë që më inspirojnë, për shembull Lorik Cana, Granit Xhaka, Milot Rashica dhe veçanërisht Xherdan Shaqiri dhe Ermir Lenjan, të cilët më kanë mbështetur edhe më herët në rrugëtimin tim futbollistik, njëkohesisht me pranimin e ftesës nga Kosova, ata më kanë uruar suksese”, përfundoi Kallaba.
View this post on Instagram
/GazetaBlic Sport/