Lajme

Burri e kërcënon gruan e tij edhe pse kishte urdhër mbrojtës

03/09/2023 09:23
nga:G B

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte shkuar tek bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia edhe përkundër se bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtës, pas një rasti të mëhershëm dhunë në familje.

Rasti sipas Policisë, ka ndodhur në Prizren të mërkurën, rreth orës 12:00.

Policia tregoi se rasti është iniciuar si ‘mos-përfillje e urdhrit mbrojtës’.

“I dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.