Lajme

Konjufca: Plani evropian është njohje de facto për Kosovën nga Serbia

03/08/2023 21:50
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se plani evropian është një njohje e fuqishme De-Facto për Kosovën nga ana e Serbisë.

Ai ka qartësuar se e ka fjalën për njohje De-Facto dhe jo njohje De-Jure.

“Sipas mendimit tim, njohja De-Facto është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston absolutisht si shtet i pavarur, që e merr zotimin mos me t’u përzi në asnjë prej punëve tua të brendshme, mos me t’u përzi askund në arenën ndërkombëtare, që me t’i njoftë krejt çka prodhon ti, krejt dokumentet, prej pasaportës, doganave, mallrave, gjithçka që prodhon Republika e

Kosovës me logo të saj, pa kurrfarë fusnote, plotësisht të barabarta si shtete”, tha Konjufca.

Ai tha se është neni i 2 i planit evropian, për shkak të cilit, Serbia nuk e ka nënshruar marrëveshjen.

“Kjo është njohja që po kërkohet me planin evropian. Unë mendoj që kjo është arsyeja, për shkak të nenit 2 që nuk e nënshkruan Serbia dhe nuk pres që do ta nënshkruajë as me 18 mars. Kryeministri Kurti, edhe atë ditë ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë, mirëpo Serbia nuk e nënshkruajti. Unë mendoj që kjo e qet në pozicion të favorshëm Kosovën”, tha Konjufca në atv.