Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, duke folur për planin e Bashkimit Evropian (BE), për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se për herë të parë nuk është referencë Kushtetuta e Kosovës.
“Ky është dokumenti i vetëm ndoshta ose ndër të rrallët në raport me Serbinë që për herë të parë nuk ka referencë në asnjë paragrafë Ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.
Por, analisti Dardan Gashi i është kundërpërgjigjur se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij, në planin evropian flitet për njohjen e integritetit territorial për njohjen e ligjshmërive.


