Anëtari i Kuvendit tek Oda e Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku ka rënditur disa nga arsyet kryesore që sipas tij kanë ndikuar në ikjen e infermierëve nga Kosova.
Duraku në një prononcim për GazetaBlic thotë se, koeficienti i pagave ka ndikuar që Kosova të mbetë pa infermierë, teksa nuk përjashton faktin që kërcënimet, presionet dhe trajtimi jo i barabartë janë arsye shtesë për një fenomenë të tillë.
“Është e vërtetë që ikja e infermierëve nga Kosova po vazhdon edhe më shumë, kryesisht për shkak të mungesës së njohjes, respektit dhe rolit të infermierit, ambientit toksik të punës, shantazheve, kërcënimeve dhe presionit, ndërsa padyshim që një nga faktorët kryesor është edhe trajtimi jo i barabartë brenda ligjit të pagave, respektivisht koeficientit të pagave, kategorizimin e infermierëve me koeficient të pagës bazuar në nivelin e sistemit shëndetësor se ku punojnë, në vend që ky kategorizim të bëhej bazuar në gradën akademike sikurse komunitetet tjera”, tha Duraku.
Duraku shtoi se ka deponuar një ankesë tek Avokati i Popullit, por nuk beson se do të merren hapa sindikalë, teksa nuk përjashton vetëorganizim për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për pakënaqësit.
“Unë kam deponuar një ankesë lidhur me këtë tek Avokati i Popullit, institucion i cili veqëse e ka konfirmuar shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore.Se a do nërmirren hapa sindikale, nuk besoj se do ndodhë kjo, mirëpo vetëorganizimin na e garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës për të shprehur paknaqësitë, ndërsa padyshim se do presim IAP se a do e procedoj në Kushtetuese”, tha Duraku.