Antonio Conte është rikthyer në Londër, ai tashmë ka qenë në stërvitje të hënën dhe do të drejtojë skuadrën e Tottenham kundër Milanit, në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e fundit në të cilën ai ishte në stol ishte pikërisht ndaj italianëve, në Milano, më 14 shkurt, me Milanin që fitoi me rezultatin 1-0. Që atëherë, Conte është detyruar të qëndrojë jashtë fushës për t’u rikuperuar nga një operacion i fshikëzës së tëmthit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dje ishte pozitive, u ndjeva mirë. Është e rëndësishme të punoj me lojtarët e mi dhe skuadrën për t’u përgatitur për ndeshjet. Atje, u përpoqa të qëndroja pranë lojtarëve të mi përmes videove, por të qenit atje është krejtësisht ndryshe. Më duhet të falënderoj të gjithë ekipin tim. Ata bënë një punë të mirë, sepse nuk është e lehtë për lojtarët të qëndrojnë tre javë pa trajner. Tani jam rikthyer dhe jam shumë i lumtur, vetëm duhet të shtoj peshë”, tha ai.
“Ne duam të shkojmë në fazën tjetër dhe kështu shpresoj të ndjejmë një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin tonë. Mbështetësit tanë na japin një shtysë të madhe”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


