Lajme

Stoltenberg për dialogun Kosovë-Serbi: Palët të dëshmojnë gatishmëri për kompromis

03/07/2023 14:17
nga:G B

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në Bruksel ka thënë se NATO-ja do të ndihmojë në thjeshtimin e dialogut Kosovë-Serbi teksa theksoi praninë e  NATO-s në Kosovë.

Tutje, Stoltenberg u bëri thirrje palëve për kompromis.

“Aleanca e NATO-s ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, ka thënë Stoltenberg.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm teksa ka thënë se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet.

“KFOR po luan një rol të madh aleatët janë të angazhuar që të kontribuojnë në Kosovë ka prani të konsiderushme të NATO-s në Kosovë, punojmë paralelisht me BE në Kosovë. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun Kosovë-Serbi, ne mendojmë që kjo është rruga e zgjidhjes në Kosovë, kemi mundësi historike me përfitim për të gjithë rajonin, mirëpresim qasjen konstruktive. Palët të dëshmojnë gatishmëri për kompromis”, ka thënë Begaj.

Begaj po ashtu përmendi që Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë.

“Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi dhe garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon”, ka vijuar ai.