Liga e Kampionëve vjen nesër me dy ndeshje fantastike.
Benfica – Club Brugge dhe Chelsea – Dortmund janë dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër, shkruan GazetaBlic Sport.
Dortmund ka udhëtuar për në Londër me avantazhin miminal prej 1 me 0 nga ndeshja e parë, kurse Chelsea do të kërkojë përmbysjen e madhe në ‘Stamford Bridge’.
Në përballjen tjetër, Benfica ka komoditet më të madh nga ndeshja e parë, pasi që fitoi 0 me 2 në Belgjikë.

/GazetaBlic Sport/


