Gjatë intervistës së fundit për La Domenica Sportiva, Gianluigi Buffon foli edhe për karrierën e tij:
“Më duhet të them të vërtetën, mendoj se njerëzit e kuptojnë pse vazhdoj kur dal në fushë dhe më shohin duke luajtur. Për mendimin tim, kjo është e vetmja përgjigje që duhet të jap edhe tani që jam jam 45 vjeç, përcjell GazetaBlic Sport.
Në momentin që jam në fushë njerëzit e kuptojnë menjëherë pse vazhdoj të luaj. Është e vetmja gjë që me të vërtetë i jep kuptim asaj që bëj. Dhe pastaj ka të tjera, gjithmonë më ka pëlqyer të shpenzoj veten në kauza që i ndjej se janë të miat, ato që i ndjej afër meje që më emocionojnë. Siç ishte Juve për 20 vjet, siç ishte PSG për një vit, sepse e bëra me dëshirë, me pasion dhe me entuziazëm. Dhe akoma më shumë e bëj për Parmën.
Pas 10 viteve fillestare, pati një ndarje dhe të kthehesh në moshën 43-vjeçare është diçka e paimagjinueshme dhe emocionuese. Dhe emocioni prodhon diçka thelbësore për ata që merren me sport: kjo është energjia. Dhe kam shumë energji për të kursyer, kështu që nëse trupi im më mund të duroj, energjia mbetet e njëjtë dhe performancat mbeten ato që bëj çdo javë,
Nuk kam pse të ndalem. Vetëm nëse më mungon pasioni, por kjo mund të ndodhë kur të kthehemi në Serie A me Parmën dhe unë t’i kem përfunduar të gjitha synimet”, tha Buffon.
/GazetaBlic Sport.


