Roma fitoi dje në shtëpi ndaj Juventusit me rezultat minimal 1-0.
Allegri pavarësisht humbjes në prononcim për media pas ndeshjes tha se Juventus duhet të qëndrojë e qetë duke ‘vajtuar’ dënimin me pikë nga Federata Italiane, shkruan GazetaBlic Sport.
“Djemtë duhet të qëndrojnë të qetë, sepse në çdo rast ne duhet të ishim 50 pikë sot. Është e qartë se kjo ndeshje mund të kishte sjellë më shumë. Duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të qetë, të vazhdojmë të punojmë. Fatkeqësisht, ajo që ka ndodhur dhe do të ndodhë nuk varet nga fusha.
Nuk ishte e lehtë kundër tyre. Roma vrapoi shumë. Pësuam një goj nga i cili mund të mbroheshim më mirë.
Kean? Ai bëri një gabim. Kërkoi falje, por bëri një gabim sepse na vuri në vështirësi. Ai mund të ishte vendimtar deri në fund të lojës”, ka thënë Allegri.


