Sporti

Roma siguron një fitore me shumë vlerë ndaj Juventusit

03/05/2023 22:43
nga:Mergim Rreci

Roma ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Juventus.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka triumfuar me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Gianluca Mancini i dha fitoren Romës, duke realizuar një gol shumë të bukur në minutën e 53-të.

‘Zonja e Vjetër’ kishte dominimin në rrjedhën e ndeshjes, por që nuk e gjeti dot golin e barazimit.

Roma tashmë është në vendin e katërt me 47 pikë, kurse Juventus në vendin e 8-të me 35 pikë.

/GazetaBlic Sport/