Edhe deputetja Duda Balje ka reaguar pas sulmeve ndaj deputetes Ganimete Musliu, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fyerjet dhe ofendimet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se askush nuk duhet të përdorë gjuhë të tillë, aq më pak ndaj një deputete që përfaqëson qytetarët e Kosovës.
Ajo ka shtuar se një grua nuk duhet të ofendohet në bazë të dukjes se saj dhe në asnjë formë të gjuhës së nënçmimit e diskriminimit.
Postimi i saj i plotë:
Fyerjet dhe ofendimet drejt Ganimete Musliut janë të patolerueshme. Askush nuk duhet të përdorë gjuhë diskriminuese dhe ofenduese, aq më pak ndaj një deputete që përfaqëson qytetarët e Kosovës.
Femra nuk duhet të ofendohet në bazë të dukjes se saj dhe në asnjë formë të gjuhës së nënçmimit e diskriminimit.


