Sporti

Drita fiton derbin ndaj Llapit, Gjilani nuk lejon befasi ndaj Dukagjinit, Drenica e nis mbarë me trajnerin e ri, mposht Ferizajn në shtëpi

03/04/2023 15:04
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në tri duelet e sotme të Superligës së Kosovës.

Gjilani nuk lejoi befasi duke fituar me rezultat minimal ndaj Dukagjinit me golin e Mevlan Zekës në minutën e 44’të, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër derbi i ditës së sotme i takoi Dritës të cilët mposhtën Llapin e Tahir Batatinës me rezultat 2-0.

Kushtrim Shabani shënoi autogol, kurse Ajzeraj vulosi fatin e këtij dueli për 2:0.

Aventurën me Drenicën e nisi mirë trajneri i ri Bledar Devolli duke fituar ndaj Ferizajt me rezultat 1-0 me golin e Koxy.

Këto janë rezultatet:

Drita – Llapi 2:0
Dukagjini – Gjilani 0:1
Drenica – Ferizaj 1:0

/GazetaBlic Sport/