Lajme

Mushkolaj: PDK e LDK po e akuzojnë pa pikë marre Kurtin për Asociacionin, e ai, po ashtu pa pikë marre, po përpiqet të shfajësohet për pranimin e tij

03/03/2023 19:46
nga:Astrit Gashi

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar diskutimet në Kuvendin e Kosovës lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se kryeministri Kurti po bën përpjekje të shfajësohet për pranimin e Asociacionit.

“Pa pikën e marres PDK e LDK po e akuzojnë Albin Kutin për Asociacionin, ndërkohë që e kanë votuar vetë në Kuvend. E Kurti, po ashtu pa pikë marre, po përpiqet të shfajësohet për pranimin e Asociacionit, përderisa kauzën politike e ka ndërtuar duke e kundërshtuar atë”.

“Shumë tragjike, për të qenë komike”, ka shkruar Mushkolaj.