Sporti

E konfirmon Galtier: Neymar nuk do paraqitet ndaj Bayernit

03/03/2023 14:08
nga:E K

PSG ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kthyese ndaj Bayernit në Champions League.

Ylli brazilian, Neymar Jr nuk do mund të rikuperohet në kohë për duelin ndaj gjigantëve gjerman, shkruan GazetaBlic Sport.

“Neymar nuk do jetë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme, ai është një nga top golashënuesit më të mirë në Ligue 1, një humbje e madhe për ne“, tha Galtier.

Kujtojmë që ndeshjen e parë PSG e humbi ndaj Bayernit në shtëpi me rezultat minimal 0-1.

/GazetaBlic Sport/