Kuvendi i Kosovës në orët e vona të mbrëmjes po mban seancë, derisa po vazhdon debati për dialogun me Serbinë, i cili nisi gjatë ditës dhe më pas kryeministri Kurti u largua për të zbatuar agjendën e tij ditore.
Deputetët kërkuan që ta vazhdojnë atë me kryeministrin të pranishëm, ku dhe tani po diskutohet.
E, derisa në Kuvend po mbahet seanca, deputetet Arbërie Nagavci e Albulena Haxhiu, kanë dalë për të bërë qejf në lokalin Bamboo, apo siç njihet ndryshe “Ministria e Kënaqësisë”.
Gazeta Blic ka siguruar pamje të Nagavcit e Haxhiut, të cilat mund t’i shihni më poshtë.


