Xhemile Dehare, nëna e Astrit Deharit, ka folur për vdekjen e djalit të saj, Astritit, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se zhdukja e mostrave të tij ka qenë vdekje për së dyti e djalit të saj.
“Zhdukja e mostrave në dhjetor që ka ndodhur për mua ka qenë vdekje për së dyti e Astritit, gjaku është vjedhur dhe mostra të tjera, se nuk e di saktë çfarë mostrash kanë qenë, është vrasje e dikujt kur vidhen ato”, tha ajo./Gazeta Blic/


