Lajme

Abdixhiku-Kurtit: Ke thënë se nuk do ta bësh Asociacionin, tani nuk po flet

03/02/2023 15:33
nga:Astrit Gashi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti tash po thotë se do të bëjë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës, por se këtë e kanë thënë gjithmonë.

“Në njërën anë flet për kushte të asociacionit, por tani këtu në marrëveshje flet për sekuencim të marrëveshjeve. Nuk flet më a do ta bësh Asociacionin, sepse ke thënë që me kompetenca pa kompetenca ekzekutive ose jo, nuk e bëj. Tani s’po flet. Tani thua do ta bëjmë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës siç kemi thënë gjithmonë. Po, pse s’po thua këtu në foltore e pse e bën në marrëveshje, pse e bën këtë paralelizëm në një realitet të vetëm që duhet të jetë, këtë s’e kuptoj asnjëherë”.

Abdixhiku tha se në nenin 7 flitet për monoetnicitet, por edhe për tejkalim të Asociacionit.

“Neni 7, jo vetëm monoetnicitetin, por edhe tejkalimin përtej Asociacionin. Edhe monoetnike, sepse flet për një komunitet serb që do të kenë të drejta menaxhuese dhe lidhje të veçanta me qeverinë e Kosovës dhe lidhje financuese me Serbinë”.

Ai më tutje tha se dy presidentët amerikanë, Donald Trump dhe Joe Biden, kanë kërkuar marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke në qendër, por se kryeministri Kurti u pajtua me mosnjohje.

“Palëve u është kërkuar me të drejtë plotëissht nga dy presidentë amerikanë, Trump dhe Biden, që njohja reciproke të jetë në qendër. Po pse vendose që të përfundosh në pa paragjykim të palëve mbi çështjet e statusit. A kanë ditë ata me thënë ‘kërkojmë marrëveshje finale pa paragjykim në çështjet e statusit. Kanë ditë, por kanë kërkuar njohje reciproke në qendër.

Abdixhiku tha se Kurti është kryeministri i parë në historinë e Kosovës që e ka pranuar pa paragjykim në çështjet e statusit.

Kreu i LDK-së tha se çështja është se pse kemi ardhur deri në këtë gjendje. Ai tha se dy vjet qeverisje të Kurtit është përgjigjja, duke përmendur deklaratat e Kurtit se dialogu s’është prioritet në qeverisjen e tij