Lajme

Vritet edhe një grua në Tiranë

03/01/2023 17:54
nga:G B

Një grua është vrarë gjatë së mërkurës në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë.

Siç njofton Policia e Shtetit, 31-vjeçarja Etleva Kurti, është qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së saj.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, njofton Policia e Shtetit.

Informacion me të detajuar do të japim në vijim, thuhet në njoftimin e policisë.