Sporti

Bad News Eagles në top formë, “shkatërron” ekipin ATK, merr fitoren e parë në kompeticionin me vlerë 300 mijë dollarë

03/01/2023 13:51
nga:L J

Bad News Eagles ka fituar sot ndeshje ndaj ekipit ATK. Kjo ishte ndeshja e parë në turneut BetBoom Playlist Urbanistic 2023.

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ishte bindshëm ekip më i mirë se ATK, ku fitoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e “Best of 3”, shkruan GazetaBlic Sport.

Në “map” e zgjedhur nga Bad News Eagles, “Mirage”, ekipi shqiptar fitoi me rezultatin 6-16, teksa në “Inferno” triumfuan me rezultatin e thellë 16-4.

Genc Kolgeci, “gxx” shkëlqeu në këtë ballafaqim me 42 eliminime.

Në këtë turne garojnë gjithsej 22 skuadra, ku për vendin e parë do të ndahen 165 mijë dollarë.

/GazetaBlic Sport