Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmjen e sotme se nuk ka pasur marrëveshje dje në Bruksel, se do të ketë edhe shumë bisedime, shkruan GazetaBlic.
“Është e rëndësishme për mua që të përpiqem t’u tregoj njerëzve në Serbi se çfarë po bëjmë dhe çfarë po ndodh prej disa muajsh, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë pamjen e përgjithshme, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një anëtar, një letër dhe një takim. ”, tha Vuçiq për RTS.
Ai tha se dje është zhvilluar një bisedë në Bruksel.
“Ne nuk u pajtuam dje, ne ramë dakord të bisedojmë. Do të ketë shumë biseda të tjera, asgjë më shumë se kjo nuk ndodhi dje,” shpjegoi Vuçiq, përcjellë GazetaBlic.


