Lajme

Shpend Ahmeti: Aty ka rreziqe dhe gjëra të këqija, përfshirë Asociacionit, por është koha për të ecur para

02/28/2023 12:47
nga:N M

Ish-zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, që njëherë ishte pjesë e një delegacioni kosovar për negociatat me Serbinë, thotë se marrëveshja me bazë propozimin franko-gjerman i duket e mirë dhe se shpreson të nënshkruhet.

Duke thënë se “e ka bllokuar trurin nga propaganda”, në dy shtetet dhe nga përkrahësit dhe kritikët e Qeverisë së Kosovës, Ahmeti thotë se për të marrëveshja është e pranueshme.

“Marrëveshja është e mirë dhe shpresoj se do të nënshkruhet”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

“Vendosa të shikoj për gjata të mira, duke e lexuar atë [propozimin evropian]. Po, aty ka rreziqe dhe gjëra të këqija, përfshirë Asociacionit, por është koha për të ecur para”, ka shkruar tutje Ahmeti.

Ky është Aneksi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, e pranuar nga Kryeministri Kurti