Lionel Messi mori çmimin më të mirë për herë të dytë në karrierën e tij, pra u shpall lojtari më i mirë në botë nga FIFA.
Konkurrentët kryesorë të argjentinasit ishin Karim Benzema dhe Kylian Mbappe. Në ceremoni ka marrë pjesë bashkëlojtari i Messit, ndërsa ka munguar kapiteni i Realit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në fund fitoi Messi me gjithsej 52 pikë, Mbappe mbeti tetë pikë prapa dhe Benzema ishte i katërti me 34 pikë.
Menjëherë pasi Messi mori çmimin dhe mbajti fjalimin e tij, Benzema u shfaq në rrjetet sociale dhe shumë u habitën nga postimi i tij.
Gjegjësisht, golashënuesi i shkëlqyer ka publikuar një video të një shoferi duke folur në mënyrë të paqartë në frëngjisht me mesazhin “Natën e mirë”.
Ndoshta në një farë mënyre ishte mesazhi i Benzemas se sa shumë i intereson atij që nuk e ka fituar çmimin…
/GazetaBlic Sport
La dernière story Instagram de Benzema. pic.twitter.com/3rSPAZ4GWX
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) February 27, 2023


