EBS-ja, shërbimi i informacionit televiziv i Bashkimit Evropian tashmë ka paralajmëruar se shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, do të japë një deklaratë për shtyp.
Kjo lidhet me takimin e sotëm trelatareal mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe ndërmjetësve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajaçk.
Ende nuk dihet se në çfarë kohe saktësisht do të dalë në konferencë diplomati spanjoll.
Megjithatë, Borrell ka thënë se shpreson në qasjen konstruktive të të dyja palëve për planin e BE-së rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.



