Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën në takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton nga Brukseli gazetari Kushtrim Sadiku.
Paraprakisht, ata u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.
Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për medie, por një konferencë për medie pritet të mbahet pas orës 18:00 nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve të BE-së.
Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë


