Sporti

Tahir Batatina: Sot nuk ishte dita jonë, portalet e kanë punë të shkruajnë – ne nuk merremi me lajmet e fundit

02/26/2023 15:05
nga:L J

Prishtina ka fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e Prishtinës ka fituar ndaj Llapit me rezultatin 0-2, me golat e Prapashticës dhe Krasniqit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se sot nuk ishte dita e skuadrës së tij.

“Pranuam një gol të lehtë në pjesën e parë. Pas atij goli erdhi edhe një gabim nga portieri. Goli i dytë na humbi ekuilibrat e skuadrës. Nuk ishte sot dita jonë, kampionati është i gjatë”, tha fillimisht Batatina për ‘Art Sport1’.

“Sa i përket asaj pjese, ne nuk merremi me atë pjesë, portalet e kanë atë punë, ekipi nuk merret me atë gjë”, përfundoi Batatina.

/GazetaBlic Sport