Sporti

Ballkani ndalet në shtëpi nga Dukagjini, Gjilani fiton ndaj Trepçës 89′, Ismet Munishi shijon fitoren e parë me Prishtinën në pranverë

02/26/2023 14:59
nga:L J

Skuadra e Ballkanit është ndalur në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Ballkani i Suharekës ka barazuar 1-1 ndaj Dukagjinit në shtëpi, duke lëshuar kështu dy pikë mjaft të vleshme, teksa ekipi nga Klina fiton një pikë mjaft me rëndësi.

Otto John shënoi nga penalltia në minutën e 18’të për të zhbllokuar takimin.

Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani shënoi me kokë, për rezultatin final 1-1.

Gjilani ka triumfuar ndaj Trepçës 89′ në shtëpi me rezultatin minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj në minutën e 75’të.

Në Podujevë, FC Prishtina mori tre pikë ndaj Llapit, pasi fitoi me rezultatin 0-2.

Endrit Krasniqi dhe Albin Prapashtica  shënuan golat e fitores për Prishtinën në këtë ballafaqim.

Kjo është fitorja e parë e Prishtinës në sezonin pranveror, pas tri humbjeve radhazi.

/GazetaBlic Sport