Shefat Isufi ka mbrojtur mbrëmë titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë kundër argjentinasit, Hernan David Perez, në “Audi Dome” në Mynih të Gjermanisë.
Meçi mes Shefat Isufit dhe argjentinasit, Hernan David Perez zgjati 12 raunde. Pas vendimit të gjyqtarëve, Shefat Isufi u shpall fitues i ballafaqimit, megjithëse kishte pësuar disa dëmtime në fytyrë, shkruan GazetaBlic Sport.
Boksieri argjentinas, Hernan David Perez ka theksuar se sipas tij ai duhet të ishte fituesi i meçit, e jo Isufi, por e pranon vendimin e gjyqtarëve.
“Mendoj se e fitova qartë luftën. Por unë e respektoj vendimin e gjyqtarëve”, tha fillimisht Perez për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas ai tha se edhe nga publiku e lavdëruan për paraqitjen, teksa i falënderoi ata për këtë gjest, pasi shumica në Munich ishin shqiptarë.
“Shpresoj t’i kthehem fitoreve sa më shpejt të jetë e mundur. Më lejoni të falënderoj publikun që e njohu luftën time dhe më përgëzoi për fitoren pavarësisht vendimit”, përfundoi Hernan David Perez.
/GazetaBlic Sport