Lajme

“Ligji” i Kurtit që po e zbrazë Kosovën- “Expose” sjell dokumentarin e radhës

02/26/2023 13:05
nga:Genita C

Sonte dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” sjell detaje nga zyrtarët publik për Ligjin e ri të Pagave, i cili hyri në fuqi pak ditë më parë.

“Expose” ka kontaktuar me Petrit Çollakun nga Avokati i Popullit, Sindikatën e Policisë, Këshillin Prokurorial, kryetarin e SBAShKU-ut, Rrahman Jasharaj dhe Odën e Infermierëve.

“Qeveria shkeli Kushtetutën, 35 ankesa të bazuara për ligjin e pagave, ikja e të rinjve”, këto janë vetëm disa nga temat për të cilat do të flitet në “Expose”.

Si çdo të diele tjetër, “Expose” mund ta ndiqni edhe sonte duke filluar nga ora 21:00 në Gazetën Blic dhe në Kanal 10.