Lajme

Kurti viziton familjen Demaçi dhe Dehari: Kush jehon, rron edhe kur s’jeton- Si këta dy

02/26/2023 12:15
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen e Adem Demaçit dhe të Astrit Deharit, në rastin e ditëlindjes së tyre, raporton GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” ku bashkë me të shihet edhe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kurti e përshkruan Demaçin si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, ndërsa për Deharin thotë se drejtësia për të është e munguar në Kosovë.

Shkrimi i plotë:

AD, 26 shkurt

Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy.

Haradinaj për Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave, nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe