Lajme

Haradinaj për Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave, nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe

02/26/2023 12:07
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 87 vjetorin e lindjes, simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, raporton GazetaBlic.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.

Haradinaj thotë se është mirënjohës për rrugëtimin e Demaçit në shërbim të Atdheut.

Shkrimi i plotë:

Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin.

Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.

Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.

Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!

Adem Demaçi apo manuali i vetëmohimit