Sporti

Tjetër fitore për boksierët shqiptarë: Isuf Kelmendi mposht kundërshtarin e tij, Lasha Kupatadze

02/25/2023 20:46
nga:E K

Isuf Kelmendi ka arritur të vazhdojë serinë pozitive për shqiptarët në eventin “Audi Dome”.

Pas Valon Ahmetit e Kushtrim Tahirukës edhe Isuf Kelmendi ka fituar ndaj kundërshtarit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Kelmendi fitoi ndaj Lasha Kupatadze me vendim të gjyqtarëve, pasi meçi shkoi deri në raundin e katërt pavarësisht goditjeve të forta të boksierit shqiptar, kundërshtari nuk u rrëzua.

Kujtojmë që pas pak do kemi rastin ta shohim edhe Shefat Isufin, kurse kryendeshja do jetë ajo e Robin Krasniqit që pritet të nis nga ora 22:00.

/GazetaBlic Sport/