Policia e Kosovës ka raportuar se dje është arrestuar një person në Gjilan, i cili kishte urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli të lëshuar nga Shqipëria.
Në njoftimin e policisë thuhet se njësia FAST-ILECU ka arrestuar një person, shtetas Nigerian, i cili dyshohet për vepën penale “Dhunë në familje”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


