Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, pas bisedës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se tash është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Shpreha qëndrimin se është koha për të diskutuar për Asociacionin e Koumunave serbe. Si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar gjatë procesit të dialogut”, shkroi Chollet në Twitter, përcjellë GazetaBlic.
Chollet u shpreh gjithashtu se të dyja palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.
“ShBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, është shprehur Chollet.
Spoke with PM @albinkurti today ahead of the EU-facilitated Dialogue leaders’ meeting to advance normalization of relations between Serbia and Kosovo. The U.S. supports a constructive meeting that affirms both parties’ commitment to the EU proposal.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 25, 2023


