Lajme

Qeveria e Kosovës ndan mbi 39 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington

02/24/2023 17:08
nga:Y I

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike, raporton Gazeta Blic.

Në këtë mbledhje u miratua ndarja e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.

Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24.02.2023

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.

Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan.