Sporti

Pallois u ndëshkua me të kuq dhe shkaktoi penallti ndaj Juventusit | Polemika të mëdha, ja momenti

02/23/2023 19:35
nga:L J

Pas një sërë driblimesh në zonën e kundërshtarëve, Di Maria fitoi penallti ndaj Nantes në ndeshjen e Europa Leagues.

Goditjen e Di Marias e ndaloi Pallois, i cili ishte i shtrirë në fushë, teksa topi i goditur nga argjentinasi, u ndal nga krahu i tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi nuk u përpoq të bënte një pritje, por krahu i tij është aty dhe ai anuloi një mundësi të pastër shënimi.

Gjyqtari akordoi penalltia dhe e përjashtoi nga loja lojtarin e Nantes.

Ja momenti: