Lajme

“Marre të koftë”, Albulena Haxhiu godet tavolinën teksa Hisen Berisha flet për Arbnor e Astrit Deharin

02/23/2023 11:18
nga:G B

“Marre të koftë”, Albulena Haxhiu godet tavolinën teksa Hisen Berisha flet për Arbnor e Astrit Deharin

Pas fjalimit të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha lidhur me zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka goditur tavolinën në shenjë proteste, raporton Gazeta Blic.

“Marre, marre të koftë”, i ka thënë ajo atij, teksa ka shtuar se VV nuk ka qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari.

“Ne s’kemi qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju keni qenë në qeveri. Mbylle. Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin”, tha Haxhiu./Gazeta Blic/

Berisha: VV po e përdor rastin Dehari – ta zbardhë rastin e vetëvrasjes së Arbnorit