Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku ka reaguar pasi KF Drenica ka mbetur pa trajner.
Klubi nga Skenderaj ka shkarkuar trajnerin Bekim Shotani sot pas humbjes nga Gjilani me rezultatin 1:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas këtij shkarkimi, Tahir Lushtaku ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social, Facebook – ku ka publikuar disa fotografi sa ishte pjesë e klubit të Drenicës.
“Futbolli do sakrifice dhe pune profesionale Klubi mbi te gjithe”, shkruan Lushtaku.
/GazetaBlic Sport